Zgjedhjet/ Minxhozi: Proces i qetë. Lami: Sistemi bën kandidatët më agresivë në terren, për mandatin

schedule10:38 - 11 Maj, 2025

schedule 10:38 - 11 Maj, 2025

Një proces të qetë e ka konsideruar analisti Skënder Minxhozi, procesin e deritanishëm zgjedhor në vend. Në studion e ABC Neës me gazetarin Sokol Balla, Minxhozi komentoi edhe hyrjen e kandidatëve të PD në qendrat e votimit, të cilën e konsideroi një gjë jo të bukur.

“Jo ndonjë e madhe për t’u shënuar me përjashtim të ndonjë hijeje të zgjatur të organeve ligjzbatuese që nuk kanë qenë në proceset e tjera elektorale. Kjo është risia mendoj unë, ndaj edhe kemi ndonjë arrestim aty këtu, por mendoj se janë gjëra të vogla. Plus disa defekte të sistemit që mendoj janë të pashmangshme, janë kudo dhe nuk përbëjnë ngjarje. Procesi mbulohet në mënyrë kapilare, duke qenë se jemi vend i vogël. Sot është një mision. Edhe hyrja e kandidatëve në qendra votimi edhe kjo është dicka jo e bukur, nuk mund të futen. Edhe pa folur fare mund të jetë edhe një formë presioni.”

Sakaq për analistin Lami, dy vektorë që do na japimin një panoramë ndryshe në këto zgjedhje krahasuar me të tjerat

“Kemi dy vektorë që do na japimin një panoramë ndryshe në këto zgjedhje krahasuar me të tjerat. Një vektor është prania e SPAK që krijon një garanci më shumë për ndërhyrje efektive ndaj personave që dyshohen për lidhje të inkriminuara apo shkelje të kodit duke ofruar para në këmbim të votës. Dhe vektori tjetër deputetët në lista të hapura nga nevoja për numra mandatesh bëhen më shumë agresivë sa mund të ishte në rastet e një sistemi me lista të mbyllura. Rastet e shit blerjes së votës do jenë edhe më të shtuar në numër me kalimin e orëve. Janë më shumë të tensionuar në tension për të kapur obejktivat e tyre përtej direktivave që jep partia. Do predominojë më shumë axhenda personale për të kapur objektivat dhe sa mund të jenë direktivat partiake. Është sistemi zgjedhor që i nxit kandidatët të jenë më agresiv në terren.” -tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!