Zgjedhjet/ Mbi 160 mijë shqiptarë jashtë vendit të regjistruar në PER, Celibashi: Zgjedhësit e refuzuar, mund të riaplikojnë deri në 4 mars

schedule10:36 - 21 Shkurt, 2025

schedule 10:36 - 21 Shkurt, 2025

Më shumë se 160.000 zgjedhës shqiptarë jashtë vendit janë të regjistruar në PER që nga data 11 Janar 2025!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka sqaruar se zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025.

Ndërkohë në KQZ vijon dorëzimi i i kërkesave të partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës #11maj2025.

Në një status në Facebook, KQZ bën të ditur se kanë dorëzuar kërkesë edhe 10 parti të tjera politike:

  1. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK);
  2. Partia e Lirisë (PL);
  3. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK);
  4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
  5. Lëvizja Bashkë (Bashkë);
  6. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB);
  7. Partia Ora e Shqipërisë (POSH);
  8. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH);
  9. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA);
  10. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH).

𝟐𝟓 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓 – Afati i partive politike për të kërkuar të regjistrohen si subjekte zgjedhore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!