Më 15 shtator do të mbahen zgjedhjet lokale në Malin e Zi.
Nënkryetari i komunës së Gucisë, Edon Balidemaj, në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, tha se dy lista shqiptare do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Balidemaj i bëri thirrje shqiptareve me të drejtë vote që të votojnë për shqiptarët, në mënyre që kryetari i komunës së Gucisë të jetë shqiptar.
“Më 15 shtator kemi zgjedhjet lokale po përgatitet një lëvizje e re lokale. Kemi dy lista shqiptare në këto zgjedhje komunale. Kemi dy komuna me shqiptarë shumicë. Vetëm në Guci ka listë shqiptare, edhe Podgorica shkon në zgjedhje, por nuk ka lista shqiptare. Presim që rezultatet të tregojnë që shqiptarët të votojnë për shqiptarët. Presim që lista jonë të jetë e para nga subjekti i parë politik dhe shqiptarët të kenë kryetarin e komunës.
Presim mbështetje e shqiptarëve që kanë të drejtë vote. Pas 15 shtatorit të jenë më kryetar shqiptar. Të luftojmë si një bllok dhe të jemi të vendosur të marrim kryetarin e komunës.”, tha ai.
/abcnews.al