Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.
“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, ka theksuar zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.
Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00.
Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale.

