Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Memli Krasniqi kërkon të hiqet balotazhi

schedule07:28 - 2 Tetor, 2021

schedule 07:28 - 2 Tetor, 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur optimist për rezultat të mirë zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 17 tetorit. Megjithatë, ai është kundër balotazhit dhe thotë se është deformim i vullnetit të popullit.

“Në Malishevë z.Kilaj është i pari në çfarëdo matje të opinionit publik. Në balotazh në Malishevë do të jetë ose kandidati i Nismës ose i VV-së. Njëri prej tyre do të jetë në balotazh me kandidatin tonë”, thotë Krasniqi në T7.

“Prizreni gjithmonë është fituar në raundin e dytë sepse përbërja etnike e luan rolin e vetë përkundër faktit që kryeministri i ka penguar drejtpërdrejt partitë e komuniteteve që të kenë kandidatin e tyre”, thotë ai.

“Ne besojmë fuqishëm që në raundin e dytë Shaqir Totaj do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve. Më 2017 z.Totaj 5 mijë vota ka qenë dallim prej Haskukës dhe në fund ka humb për 200 vota’, sqaroi ai.

“Balotazhi… po e them bindjen time personale, mendoj që sikur të pyetesha balotazh në sistem zgjedhor s’kisha leju. Është deformim i vullnetit qytetar”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!