Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në edicionin e lajmeve në Abc me moderatoren Juli Xhokaxho, ka komentuar votimet për zgjedhjen e kryebashkiakëve në 6 bashki të vendit.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se përse në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte shumë e ulët krahasuar me ato të 25 prillit, Mustafaj tha se kjo vjen për shkak të largimit të qytetarëve nga Shqipëria në mënyrë masive.
‘Pas zgjedhjeve të 25 prillit numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil politik gjatë viteve të fundit në Francë apo Gjermani është i madh. Kjo hemorragji e ka ulur elektoratin në mënyrë të ndjeshme. Retorika e këtyre zgjedhjeve’, deklaroi Mustafai.
Gjithashtu ai shtoi se mungesa e interesit pavarësisht idesë që u hodh se janë të një rëndësie kombëtare, këto zgjedhje mbeten sërish një përballje lokale mes dy kundërshtarëve politikë. / Abcnews.al