Zgjedhjet/ KQZ shqyrton nesër listat për anëtarët e KZAZ-ve, shmang PD-në

schedule19:15 - 7 Shkurt, 2023

schedule 19:15 - 7 Shkurt, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë ditën e nesërme listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Ajo që vihet re është se Partia Demokratike është lënë jashtë edhe pse e ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.

Në njoftimin e publikuar nga KQZ, theksohet se do të shqyrtohen vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate. Ndërkohë, sqarimet për mos emërimin e asnjë liste të dy PD-ve, pritet t’i japë nesër kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat.

Njoftimi i plotë: 

Ditën e Mërkurë, datë 8.2.2023, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia e Lirisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Librazhd, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Lushnjë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Roskovec, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Tiranë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Kulturës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Prefektit të Qarkut Korçë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Drejtësisë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Berat, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashksë Cërrik, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Dimal, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Durrës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Elbasan, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Vijimi i hetimit administrativ për shkelje të konstatuara për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023.

Çështje të mbartura:

Projektvendim “Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023″./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!