Zgjedhjet, komandot ushtarake marrin nën mbrojtje ambasadat në Tiranë

schedule14:03 - 29 Qershor, 2019

schedule 14:03 - 29 Qershor, 2019

Të gjitha ambasadat janë marrë nën mbrojtje nga ushtria shqiptare. Forcat komando janë vendosur në çdo seli diplomatike dhe do t’i ruajnë ato gjatë kësaj periudhe, kur policia është e fokusuar në procesin zgjedhor.

Nën mbrojtje janë edhe ambasadat që ndodhen jashtë bllokut kryesor tek Rruga e Kavajës.

Kjo është ambasada ruse. Pranë saj mbrohet dhe ambasada zvicerane dhe ajo e Kosovës. Po ashtu edhe selia diplomatike serbe.

Edhe Sali Berisha e nis ditën e tij të punës në prani të komandove ushtarakë, kjo, sepse zyra e tij është ngjitur me ambasadën italiane.

Komandot më të specializuara janë vendosur pranë ambasadës amerikane, por filmimi i tyre nuk lejohet.

Forcat e armatosura ushtarake do të rrinë në mbrotjeje të objekteve me rëndësi të vecantë, deri në mbarimin e procesit zgjedhor, kur policia mund të kthejë forcat e saj në pozicionet e zakonshme.

Gazetare e ABC News: Esiona Konomi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!