Zgjedhjet, Kim: Nxisim SPAK të ndjekë ata që shkelin ligjin e privojnë qytetarët nga e drejta e votës

schedule15:18 - 23 Prill, 2021

schedule 15:18 - 23 Prill, 2021

Pas raportit për denoncimet për krime zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka nxitur SPAK që të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë qytetarët nga e drejta për të votuar të lirë dhe në paqe.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se përjashtim nuk duhet të bëjnë as ata që po bëjnë blerje votash, intimidojnë apo bëjnë thirrje për dhunë.

“SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore,” shton Kim.

Më herët gjatë ditës, SPAK bëri të ditur se në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, qytetarë të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!