Këshillit i Evropës, ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e tyre më 30 Qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara. Anulimin e vizitës ia kanë bërë të ditur autoriteteve shqiptare me anë të një emaili.
Këshilli i Evropës nuk do të sjellë në Shqipëri delegacionin e vëzhguesve zgjedhore. Nëpërmjet një e-maili kanë njoftuar institucionet shqiptare dhe deputetët mbi arsyet e tërheqjes.
“Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara”.
Në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Kongresi të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës ishte parashikuar që të mbërrinin në 26 Qershor vëzhguesit në Shqipëri ku do të qëndronin deri në 1 Korrik. Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës që është edhe autoriteti më i lartë që monitoron zhvillimin e zgjedhjeve në Evropë kërkon ndjesë për çdo problem që mund të shkaktojë anulimi në çastet e fundit vetëm 4 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7