11 maji u certifikua. Tani doktori nuk ankohet dot më. I duhet një metodë tjetër, qoftë e vjetër, për të justifikuar edhe pak rezultatin e tij.
“Ne përfundojmë këto ditë librin e zi të këtyre zgjedhjeve, të kësaj farse, që ne do e depozitojmë në të gjitha kancelaritë të BE dhe NATO. Është shumë voluminoze, janë me mijëra mijëra fakte, unë mund të rrija 1 muaj e 2 muaj këtu”.
Dhe në këto 2 muaj, Berisha zgjodhi pikërisht këtë ditë 1 për ta nisur jo rastësisht me Fierin. Sërish hyri mes romancës Gazi-Zegjine. Nuk sqaroi se të kujt ishin komisionerët që tundnin kutinë. Por ashtu si Zegjineja, edhe doktori e nxori bllof. I tha se fajin në Fier nuk ia patën komisionerët, por patronazhistët.
“Struktura e patronazhimit në Fier ilustron një sistem ku zyrtarët publikë u shndërruan në operativë politikë, duke përdorur funksionin e tyre zyrtar për të monitoruar, kategorizuar, intimiduar dhe ndikuar votuesit, duke minuar lirinë zgjedhore, paanshmërinë administrative dhe të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale.”
Dhe tani nis beteja e vërtetë, zgjedhjet nuk do të njihen në gjithë Shqipërinë, përveç parlamentit.
“A do të hyni në parlament?
Po afron dita kur të marrim vendimin. Sigurisht, PD nuk do i njohë kurrë këto zgjedhje. Se bëhemi bashkë-autorë në farsë pastaj.
Po a do bëni betejë në parlament?
Të gatshëm për çdo betejë. Beteja do bëhet kudo, kudo, kudo, është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë?”
Pra, PD në shtator mund të jetë në rrugë, por e sigurt është që do të jetë në parlament.
/abcnews.al/

