Të enjten (23.05) filluan zgjedhjet europiane në Britaninë e Madhe. Një partie e re roevropiane Change UK gjatë fushatës i shpalli luftë partisë së Nigel Farage-t.
Zgjedhje europiane në Britaninë e Madhe, ato nuk do të zhvilloheshin, nëse BE dhe Britania e Madhe do të kishin rënë dakord për Brexit.
Tani është kthyer Nigel Farage, që luftoi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Ai brohoritet si të ishte yll në Uells. Mesazhi i tij: Theresa May e ka tradhtuar vendin, në neogociatat për daljen e Britanisë nga BE ajo i ka pranuar pa kushte të gjitha kërkesat e Brukselit.”Nuk është marrëveshja e saj. Ky dokument është hartuar nga zoti Barnier, dhe Angela Merkeli i rrinte pas krahëve”, deklaron Farage.
Nigel Farage mendon se Britania nuk ka nevojë fare për një marrëveshje me Brukselin. Kryesorja, dalja nga BE. Që kjo ndoshta kushton vende pune, këtë ai nuk e përmend fare. Për më tej: Nigel Farage-t mendon se nuk ka fare shanse që qeveria e May-t ta zbatojë me të vërtetë Brexitin. Ai thotë se britanikët duhet “të luftojnë për të përsëri”. Dhe zotohet në emër të tyre se ata do ta bëjnë këtë.
“Votimi i Brexitit ka ndryshuar gjithçka, gjërat nuk do të jenë përsëri si ishin”, konkludon Farage.
Në Peterborough në jug të Anglisë, janë mbi një mijë vetë që vijnë për të parë partinë e re. “Qeveria është mashtruese, na kanë tradhtuar”, thonë disa nga turma. “Ne jemi shumë të zemëruar, e ndiejmë veten të injoruar, demokracinë e shkelin me këmbë”, thonë të tjerë.
Mbi njëqind mijë anëtarë, thotë ajo, kanë hyrë në partinë e saj brenda vetëm pak javësh. Dhe Mbretëria e Bashkuar vetëm mund të ëndërrojë për vërshime të tilla. Në qytetin jugor të Britanisë së madh Bath, është Rachel Johnson, që është sot në qendër të vëmendjes. Një e re në politikë, me të vetmin qëllim kryesor: ndalimin e Farage-t. Ajo thotë se britanikët duhet ta ndalojnë Farage-n të marrë timonin.
“Ai nuk ka vlera, është gënjeshtar, është i interesuar vetëm të zbresë në Downing Street. Ai do ta zhysë vendin tonë në humnerë”, paralajmëron Johnson.
Change UK ka kundërshtar të qartë
Partia e re pro-evropiane Change UK ka një kundërshtar të qartë: Partinë e Brexit-it të Nigel Farage. Por partitë proevropiane nuk flasin me një zë. Dhe ky mund të jetë njëri nga shkaqet se pse partia e Brexit-it është shumë më e suksesshme. Në Bath, mjaftojnë katër rreshta karrigesh për të akomoduar të gjithë të interesuarit. Shumë nga ata që kanë shkuar janë të zhgënjyer nga partitë tradicionale. Njëri nga të pranishmit thotë se ka shkuar në takim nga kurioziteti.
“Doja të shihja se çfarë mund të më ofronte një parti e re dhe e freskët. Dhe jam shumë i impresionuar nga pasioni i saj”, thotë një pjesëmarrës. Ndërsa një pjesëmarrës tjetër është i interesuar për përsëritjen e referendumit. “Unë jam evropian i pasionuar”, pranon ai. “Partia Change UK (Ndrysho Britaninë e Madhe) është një nga partitë e pakta që po angazhohet për një referendum të dytë”. Pavarësisht suksesit të këtyre partive, një gjë duket e sigurt: në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, partitë kryesore do të ndëshkohen./DW