Zgjedhjet europiane/ Von der Leyen e gatshme për bashkëpunim me partitë e së djathtës

schedule11:15 - 30 Prill, 2024

schedule 11:15 - 30 Prill, 2024

Presidentja e Komisionit EUropian Ursula von der Leyen dha sinjalin e saj më të qartë se kurrë se është e gatshme të bashkëpunojë me partitë e së djathtës për të siguruar një mandat të dytë.

Duke folur në debatin e Mastrihtit, organizuar nga POLITICO dhe Studio Europa Maastricht, ajo tregoi se do të ishte e hapur për një marrëveshje me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) pas zgjedhjeve të kësaj vere në mbarë BE-në.

Një lidhje midis ECR-së dhe Partisë Popullore Europiane të von der Leyen mund të nënkuptojë një zhvendosje të rëndësishme djathtas për politikëbërjen e BE-së – mbi temat nga migrimi te legjislacioni për klimën, të drejtat e grave dhe mbrojtja.

Si një lojë elektorale, është me rrezik të lartë: një marrëveshje e tillë mund të shpërbëjë koalicionin midis grupit të von der Leyen dhe socialistëve që tradicionalisht ka qeverisur institucionet e BE-së.

Ajo duhet ta mbajë atë aleancë të bashkuar për të fituar mandatin e saj të dytë si kryetare e Komisionit.

Ndërsa von der Leyen përjashtoi një pakt me grupimin më ekstrem të djathtë, Identiteti dhe Demokracia,që përfshin Marine Le Pen të Francës, ajo ishte më e paqartë kur bëhej fjalë për punën me ECR, e cila mbështetet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Një bashkëpunim me ECR “varet shumë nga mënyra se si është përbërja e Parlamentit dhe kush është në çfarë grupi,” tha von der Leyen përpara audiencës prej 900 njerëzve të mbledhur në teatrin Vrijthof për debatin e së hënës mbrëma, me më shumë se 250,000 që e ndoqën live.

Oferta e saj për Melonin dhe aleatët e saj shënon një moment dramatik në fushatën për të kontrolluar institucionet e fuqishme të BE-së, një garë që do të vendoset pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian të 6-9 qershorit.

Partitë e ekstremit të djathtë kanq qëndruar jashtë pushtetit në pjesën më të madhe të Europës nga një marrëveshje e pashprehur mes rivalëve më të moderuar.

Por në vitet e fundit, politikanët me pikëpamje më të djathta ekstreme për çështje të tilla si migrimi kanë pasur suksese të rëndësishme, duke fituar zgjedhjet kombëtare dhe rajonale dhe duke kryesuar sondazhet e opinionit në Francë, Itali, Holandë dhe Gjermani, mes vendeve të tjera.

Gjatë 90 minutave shkëmbime shpesh të zjarrta në debatin zgjedhor të kandidatëve kryesorë, ajo dha një përgjigje.

Hapja e rrugës për një marrëveshje me ECR-në është një strategji e rrezikshme. Për të siguruar një mandat të dytë si presidente e Komisionit, von der Leyen ka të ngjarë të ketë nevojë për mbështetjen e grupit socialist dhe demokratë, të cilët sondazhet sugjerojnë se do të dalin të dytat në zgjedhjet e qershorit.

“Vlerat dhe të drejtat nuk mund të ndahen sipas disa marrëveshjeve politike,” tha Nicolas Schmit, kandidati kryesor i socialistëve.

“Ose mund të merreni me të djathtën ekstreme sepse keni nevojë për to, ose thoni qartë se nuk ka marrëveshje të mundshme sepse ata nuk respektojnë të drejtat themelore për të cilat ka luftuar Komisioni ynë.”

Ishte një moment i rrallë nga Schmit, i cili dha një performancë relativisht të qetë gjatë debatit.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të votojmë për një program që është negociuar me ECR,” u tha Schmit gazetarëve pas debatit.

Sipas sistemit të BE-së, Komisioni Europian i emëruar nga liderët e BE-së pas zgjedhjeve do të kërkojë mbështetjen e shumicës së 720 eurodeputetëve të zgjedhur në Parlament për të marrë detyrën.

Herën e fundit, në vitin 2019, von der Leyen mori vetëm 9 vota.

Zgjedhje

Në fushatën e saj të hënën mbrëma, ajo i tha audiencës, se do të donte të luftonte për një Europë të fortë për hir të fëmijëve dhe nipërve të saj. Von der Leyen e portretizoi veten si një kandidate unifikuese dhe  me përvojën për të vazhduar udhëheqjen e Komisionit në kohë të trazuara, duke paralajmëruar se Europa po përballet me rreziqe në formën e sulmeve nga përfaqësuesit e Vladimir Putinit që kërkojnë të minojnë demokracinë e BE-së.

Von der Leyen ka vendosur tashmë kushtet për të punuar me pjesë të ECR-së, duke thënë se partitë që i bashkohen koalicionit të saj të supozuar duhet të jenë pro NATO-s, pro-BE, pro-Ukrainës dhe pro sundimit të ligjit.

Von der Leyen e bëri të qartë se nuk do të punonte me grupin e ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia, në një debat të karakterizuar nga përplasje të përsëritura midis përfaqësuesit të grupit të ekstremit të djathtë Anders Vistisen dhe kandidatëve të tjerë, shpesh mbi temën e ndërhyrjes së huaj në BE.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!