Zgjedhjet europiane një test për demokracinë, e djathta ekstreme pritet të shënojë fitore të mëdha

schedule14:04 - 31 Maj, 2024

schedule 14:04 - 31 Maj, 2024

Ky  është një vit historik dhe vendimtar për demokracinë në mbarë botën. Rreth 70 vende, nga  Shtetet e Bashkuara  në  Afrikën e Jugut, do të mbahen zgjedhjet presidenciale apo edhe qeveritare qe do të jenë përcaktuese për të ardhmen e politikës për vitet e ardhshme.

Pas votimit gjashtëjavor të Indisë, zgjedhjet më të mëdha për sa i përket numrit të votuesve do të ndodhin javën e ardhshme, kur 373 milionë europianë do i drejtohen kutive të votimit për të caktuar 720 anëtarë të Parlamentit të ardhshëm Europian.

Pasi të jenë numëruar votat nga i gjithë blloku 27-vendesh, pritet gjerësisht që rezultatet të tregojnë një zhvendosje të konsiderueshme në të djathtë, gjë që mund të ketë ndikimi të mëdha në drejtimin politik të Bashkimit Europian.

Nga lufta në Ukrainë tek përballja me emigracionin të paligjshëm e deri te kërcënimi i ndryshimeve klimatike, është e vështirë të shihet se si një bllok vendesh të ndryshme mund të flasin me një zë.

Shumica e ligjvënësve i përkasin një partie politike në vendin e tyre. Sapo hyjnë në Parlamentin Europian në Brukselt, ata ulen në grupime të lirshme politike shumëkombëshe që kanë gjerësisht interesa të ngjashme politike. Këto grupime më pas formojnë koalicione edhe më të lirshme, gjë që zakonisht rezulton me një grupim të shumicës të centristëve nga qendra e majtë, qendra e djathtë dhe liberalët.

Ndërsa grupet e krahut të djathtë Europian Konservatorët dhe Reformistët dhe grupet e ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia pritet të përfundojnë respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë për sa i përket numrit të vendeve, numri i tyre i kombinuar, i cili mund të jetë mbi 140,  sipas sondazheve, ndikimi i tyre nuk mund të injorohet nga eurodeputetet e tjerë.

Partia Popullore Europiane e qendrës së djathtë aktualisht parashikohet të fitojë 165 vende, ndërsa Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve 143.

ECR, Kryetarja e saj aktuale është kryeministrja italiane Georgia Meloni, e cila tërhoqi shumë vëmendje gjatë zgjedhjeve italiane të vitit 2022 për kundërshtimin e saj ndaj të drejtave të LGBTQ+, premton të frenojë migrimin dhe retorikën e përgjithshme anti-globaliste.

Megjithatë, që nga zgjedhja e Melonit, ajo është parë si shumë më e moderuar dhe ka nxitur shumë nisma kyçe të BE-së, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën. Ajo gjithashtu ka rezistuar që lideri autoritar hungarez Viktor Orban të bashkohet me ECR-në pasi ai u largua nga PPE.

Hungaria ka qenë zëri më pro-rus i BE-së që nga fillimi i luftës.

Vlen të përmendet se mbështetja për Ukrainën pritet të jetë e sigurt për momentin, me grupet pro-Kremlinit që shfaqen shumë të izoluara. Pesë vjet janë një kohë e gjatë në politikë dhe kaq do të zgjasë ky Parlament.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!