Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me çështje që shqetësojnë shqiptarët.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Sondazhit iu nënshtruan 1221 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.
Pyetjes se kush mendojnë se do i fitojë zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pavarësisht nëse do të votoni apo për kë do të votoni, 80.2% e qytetarëve mendojnë se do i fitojë kandidatja e PS Ogerta Manastirlium, 19.0% se do i fitojë kandidati i pavarur i mbështetur nga Sali Berisha, Florian Binaj dhe vetëm 0.85 mendojnë se do i fitojë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori./abcnews.al

