Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ Minxhozi: PD kastile qëndroi jashtë fushatës, e shikon të vështirë

schedule10:38 - 9 Nëntor, 2025

schedule 10:38 - 9 Nëntor, 2025

Qytetarët e pesë bashkive të vendit, këtë të diel 9 nëntor, u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin që do i drejtojë. Zgjedhjet e pjesshme lokale zhvillohen në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Analisti Skëndër Minxhozi i ftuar në ABC News komentoi zhvillimet e fundit sa i takon zgjedhjeve dhe procesit të votimit. Ai tha se opozita paraqitet me kandidatë që nuk janë zyrtarë të saj, ndërkohë që PD sipas tij nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur zgjedhjeve, për shkak se e dinin rezultatin.

“Opozita paraqitet me persona që nuk janë zyrtarë të saj. Kandidatura që në ditën e parë e kishin siklet që të pranin përfaqësues të PD. PD kastile qëndroi jashtë kësaj fushate, sepse e shikonin të vështirë. Unë nuk pres ndonjë surprizë, e vetmja surprizë është pjesëmarrja e ulët. E vetmja është Mati që ka pasur një pjesëmarrje më të lartë.

Vetëm në bashkinë e Matit ka një prishtshmëri për të pasur një garë reale. Sjellja e opozitës në një pamje të jashtme, kur flitej për zgjedhjeve u referohej raportit të OSBE/OHDIR, nën rreshta u thoshte qytetarëve që mos votoni sepse rezultati dihet”, tha analisti Skënder Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!