Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e pjesshme, gazetarët tregojnë panoramën e dy kampeve/ Bullari: PS nis fushatën. Kello: PD ende pa kandidat

schedule18:43 - 1 Tetor, 2025

schedule 18:43 - 1 Tetor, 2025

Dy gazetarët e politikës në ABC News, Greta Bullari dhe Andon Kello të ftuar në “Tirana Live” treguan dy panoramat e dy kampeve politike, pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili caktoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe pesë bashki të tjera.

Sipas zhvillime që gazetarja Greta Bullari ka ndjekur, në kampin rozë gjithçka duket e mirëorganizuar. Kryeministri Rama ka pasur takime të vazhdueshme me kandidaten për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që drejtuese politike për fushatën në Tiranë, u caktua ditë më parë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Sa i takon pesë bashkive të tjera, gazetarja Bullari tha se strukturat janë hapur në terren, në ditët në vijim mund të ketë dhe një mbledhje Kryesie, ku do të propozohen dhe emrat potencialë për të kandiduar.

“Takimi ka qenë shumë diskret pasi Presidenti dhe Ambasada kanë qenë shumë të rezervuar. Me vulosjen e këtij dekreti numërimi mbrapsht ka nisur dhe të dyja opozita duhet të zgjedhë kandidatin. Nga sot partitë kanë 10 ditë kohë për t’u regjistruar, kurse kandidatët kanë 18 kohë për t’u regjistruar. Rama besoi Manastirliun si të besuar për Bashkinë e Tiranës, gjatë kësaj kohe ka pasur shumë takime. Ndërkohë Belinda Balluku u caktua si drejtuese politike, për qarkun e Tiranës. Strukturat janë shpërndarë në terren. Rama, por edhe socialistët e kanë theksuar herë pas here domosdoshmërinë në Tiranë. Fokusi është te Tirana, ndërkohë që janë edhe 5 bashki të tjera. Socialistët do të mblidhen, mund të edhe kemi një kryesi”, tha gazetarja Greta Bullari.

E teksa te socialistët gjithçka është menduar hollë dhe organizuar mirë, në kampin blu gazetari Andon Kello na tregon një tablo krejt tjetër. Ende pas asnjë kandidat në horizont. Sipas gazetarit janë vetëofruar disa emra, por negociatat janë të vështira. Sa u takon pesë bashkive të tjera, PD nuk ka menduar asgjë, ndoshta 9 nëntori i duket shumë larg.

“Deri tani panorama tek kampi opozitar është i qartë, nuk kemi një kandidat, nuk do të kemi as primare. Për shkak të akuzave brenda partisë. Për më tepër që nuk është koha. Debati është kandidati, janë disa figura që janë vetëofruar, por negociatat janë të vështira. PD ka vënë re efektin e partive të reja që kanë arritur që të marrin vota. Brenda dy partive ka dy fraksione, demokratët dhe aleatët nuk bien dakord për një emër. Megjithatë sot kemi pasur tre emrat e parë të diskutuar, i pari është Ermal Hasimja prezantuar nga vetë Partia Mundësia, dy të tjera Edlira Çepani e cila është vetëofruar, kurse i treti është Florian Haçkaj propozim i Ali Mehmetit për shkak të miqësisë. PD po bën llogaritë më laps e letër, për vota, sepse i duhen edhe partitë e tjerë. Nuk mungojnë figurat as brenda PD, por do të jetë pëlqimi i Berishës ai që do të vendosë. Për bashkitë e tjera PD nuk ka bërë asnjë takim, duket e dorëzuar në ato bashki”, tha gazetari Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!