TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka bërë thirrje banorëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, që të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
“Dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë,” – ka shkruar Rama.
Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen pas vakancave të krijuara në drejtimin e disa bashkive, ndërsa procesi pritet të vijojë deri në orën 18:00, nën mbikëqyrjen dhe administrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./abcnews.al

