Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Valmir Elezi: KQZ gati, presim datën nga presidentja

schedule13:57 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 13:57 - 22 Dhjetor, 2020

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi  në një intervistë për ABC këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me vendimin e Kushtetueses për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Elezi është shprehur se zgjedhjet janë në një situatë të vështirë, por deri më tani KQZ-ja e ka treguar se ka aftësinë që të bëjë të mundur zhvillimin e një procesi të lehtë dhe të mirë zgjedhor.

Gjithashtu ai ka theksuar se deputeti Etem Arifi është një person që kaloi në filtrat e KQZ-së në bashkëpunim me organin e akuzës.

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve në Kosovë është mësuar me zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke filluar nga viti 2008 që janë dashur që të zhvillohen në një situatë të shkurtër kohore. KQZ përveç organizimit të zgjedhje duhet të merret dhe me masat. Ne së fundmi kemi zhvilluar zgjedhje në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Në zbatim të masave të institucioneve shëndetësore për shkak të situatës Covid në Kosovë. Situata është e  një të dhe nuk është ndonjë ndrysim, normalisht është e kuptueshme se zgjedhjet në ato dy komuna ka qenë më e lehtë menaxhimi për shkak se komunat janë të vogla.  Zgjedhjet që pritet që të shpallen gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen me ligjin e përgjithshëm dhe me rregullat që ka KQZ-ja me të njëjtën bazë ligjore me të njëjtën bazë ligjore të zgjedhjeve të mëparshme.

Ajo që i takon KQZ-së është se ne akoma nuk jemi mbledhur për ta shqyrtuar pasi nuk e kemi vendimin e plotë të gjykatës Kushtetuese dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve nga Presidentja në Detyre e Vjosa Osmanit”,  tha Elezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!