Në 6 nëntor Kolorado i ka dhënë fund zyrtarisht skllavërisë. Kalifornia i ka dhënë më shumë të drejta pulave. Misuri dhe Miçigan legalizuan marijuanën, por amerikanët votuan dhe për taksën që do të shkojë në ndihmë të të pastrehëve.
Kolorado i ka dhënë fund zyrtarisht skllavërisë. Kalifornia i ka dhënë të drejtë pulave që të qëndrojnë të lira. Misuri dhe Miçigan legalizuan marijuanën. Në 6 nëntor, ditën e zgjedhjeve të mes mandatit, qytetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës votuan dhe për të vendosur në disa referendum për tema sociale. Rezultati më i rëndësishëm vjen pikërisht nga Kolorado, ku votuesit miratuan një amendamet kushtetues që parashikon anulimin e punës së detyruar nga të burgosurit pa marrë një pagë. Skllavëria ishte e paligjshme, përjashto rastet kur përdorej në formë dënimi. Ndër të tjera në Florida u vendos që një i burgosur i cili përfundon dënimin e tij mund të ketë sërish të drejtën e votës. Një masë kjo që i lejon tashmë votën rreth 1.4 milionë personave.
Por Kalifornia vendosi gjithashtu eliminimin përgjithmonë të koteceve të pulave brenda vitit 2022, duke i dhënë të drejtën pulave që të jenë të lira. Fermerët në Kaliforni tashmë janë të detyruar të zgjerojnë hapësirat për pulat, pa pasur të drejtë të shesin vezët e tyre. Miçigani u bë shteti i dhjetë amerikan që legalizon marijuanën, me 58 për qind të votave pro në referendumin e së martës. Dhe në Misuri u legalizua marijuana por vetëm për përdorim mjekësor. Në San Francisko u miratua vendosja e një takse, ku sipërmarrjet e mëdha duhet të paguajnë vlerën e 0.5 % të fitimit për tu ardhur në ndihmë të pastrehëve. Taksa përfshin ato biznese që kanë të ardhura mbi 50 milionë dollarë në vit. Sipas llogaritjeve të para, me këtë masë në një vit do të mblidhen 300 milionë dollarë./abcnews.al