Koreja e Jugut po zhvillon zgjedhjet më të mëdha që nga pandemia e koronavirusit që është përhapur në të gjithë globin – dhe kjo mund të nxisë liderët e tjerë botërorë për të bërë të njejtën gjë.
Sondazhet tregojnë se Presidenti Moon Jae-in i Partisë Demokratike të Koresë do të fitojë zgjedhjet, pasi popullariteti i qeverisë së tij u rrit ngs mënyra se si ai trajtoi përhapjen e koronavirusit. Shkalla e të prekurve ra këtë muaj në nivelet e tyre më të ulëta që nga muaji shkurt.
Vendimi për të mbajtur zgjedhjet bie ndesh me disa shtete amerikane që kanë vonuar zgjedhjet presidenciale dhe Franca, e cila pezulloi disa zgjedhje lokale pasi rastet filluan të përhapeshin me shpejtësi. Polonia planifikon të zhvillojë zgjedhjet e saj presidenciale në 10 Maj përmes votimit me postë elektronike.
Zgjedhjet e Koresë së Jugut i tregojnë botës se zgjedhjet gjatë pandemisë janë të mundura dhe mund të jenë të dobishme për udhëheqësit që e kanë trajtuar mirë krizën, sipas Miha Hribernik, kreu i analizës së rrezikut të Azisë.
“Votuesit ka të ngjarë të falin shkeljet e mëparshme dhe të shpërblejnë me një përgjigje vendimtare ndaj mënyrës si është trajtuar kriza” tha ai. “Fatkeqësisht, ne besojmë se Koreja e Jugut aktualisht është një nga përjashtimet e rralla nga rregulli. Shumica e vendeve nuk kanë reaguar mirë në fillimet e përhapjes së pandemisë, dhe shumë liderë botërorë mund të përballen me një kërkesë llogarie nga populli në sondazhet gjatë viteve të ardhshme. ”
Koreja e Jugut po merr masa paraprake për t’i mbajtur votuesit të sigurt: Ata do të qëndrojnë paktën një metër larg, të mbulojnë fytyrat e tyre, të veshin doreza dhe të jenë të gatshëm t’i ushtrohen kontrolleve për temperaturë.
Që nga ora 2 pasdite, pjesëmarrja ishte në 53% e votuesve të regjistruar, në krahasim me 42.3% në zgjedhjet e fundit katër vite më parë, sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve.
“Koreano-Jugët janë traumatizuar duke jetuar nën regjimet autoritare të së kaluarës dhe i shohin zgjedhjet si thelbësore,” tha Duyeon Kim, një këshilltar i lartë për Azinë Verilindore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “As Lufta Koreane nuk i ndaloi ata të votojnë në garën presidenciale të 1952 ose shpërthimi i gripit H1N1 në zgjedhjet e mëparshme në 2009”./abcnews.al