Partia Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentin zyrtar të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 6 Marsit.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu u ka uruar suksese kandidatëve në të gjitha bashkitë.
“Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit:
Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, #LuanHoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë”, shkruan Logu.
/abcnews.al