Zgjedhjet e 6 Marsit, KQZ i bën “dalje” Ivi Kasos: Komunikojmë vetëm me PD-në zyrtare

schedule11:04 - 22 Janar, 2022

schedule 11:04 - 22 Janar, 2022

Në një kohë që Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka përzgjedhur kandidatët që do të garojnë në 6 Mars në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki, KQZ ia ka bërë të qartë anëtarët të saj Ivi Kaso që komunikimi do të vazhdojë vetëm me PD zyrtare.

Sot në mbledhjen e parë përgatitore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ por që është me krahun e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kundërshtuar përfaqësinë e PD-së në komision pasi sipas tij Lulzim Basha nuk është më kryetar. Sipas tij vula e Partisë Demokratike ka ndryshuar që më 11 dhjetor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ligjërish komunikimi mund të vazhdojë vetëm me PD-në zyrtare. Ndërsa shprehu keqardhje për situatën në PD, Celibashi u shpreh se kjo ishte fjala e fundit e Kasos, për këtë mbledhje duke njohur ndryshimet e PD në KQZ pasi ka legjitimuar si përfaqësues të saj Indrit Sefën, Sekretar për çështjet ligjore e zgjedhore si edhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos.

Diskutimi:

Ivi Kaso: Së pari sukese në procesin zgjedhor, vlerësoj shpejtësinë e kqz për celjen e procedurave për miratimin e akteve. Do donim të njiheshim me shkresën, por bëjmë me dije KQZ se jemi në periudhë ende parazgjedhore dhe përfaqësimi në kqz vijon automatikisht dhe ëopr inerci për subjektet që kanë marrë në zgjedhjet e kaluara pasi skemi ende asnjë subjekt zgjedhor të regjistruar në garë dhe nuk  hyjmë në ato  rregullat e posacme që parashikon kqz për subjektet garuese. Së dyti dua të bëj me dije kqz për një fakt të bërë publik e të njohur botërisht, për të cilin është njoftuar kuvendi, nga i cili varet se cilin raporton kqz si institucion i pavarur lidhur me faktin që prej datës 11 dhjetor jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar kqz nuk është më kryetar i pd por me vendim të dlegatëve të Kuvendit t ëPD sigla dhe vula e PD ka ndryshuar në raport me ato që kanë qenë në kqz. Kështuqë pasi të njifemi me letrën mund të mbajmë një qëndrim zyrtar.  Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë.

Ilirjan Celibashi: Raporti i një partie me KQZ është një raport i cili ëështë në kuptim të kohës i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore qoftë gjatë periudhës jo zgjedhore ekziston një marrëdhënie për aq kohë sa e përcakton ligji. Duke qenë se është marrëdhënie ndërmjet 2 institucioneve secili prej institucioneve e demonstron në mënyrën e vetë dhe e demonstron në mënyrë të ligjshme përfaqësimin e ndërsjellë. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë por do duhet të pranojmë se jemi në një marrëdhënie institucionale ndërmjet KQZ dhe PD, si një parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot në akte zyrtare, ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në zgjedhje. Më duhet të them se për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshme të mbledhjes së KQZ. Opinionet dhe mendimet e PD në lidhje me këto akte janë ato  të cilat do prezantohen nga zoti Indrit Sefa dhe Marash Logu. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!