Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e 6 Marsit, Kikia: Janë me impakt kombëtar. Nazarko: Askush nuk humb nga lojtarët e mëdhenj

schedule21:59 - 1 Mars, 2022

schedule 21:59 - 1 Mars, 2022

Zgjedhjet e 6 Marsit ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e së martës në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në Abc.

Analistët Mentor Nazarko dhe Mentor Kikia kishin qëndrime të ndryshme sa i përket zgjedhjeve të 6 Marsit.

Për Nazarkon në këto zgjedhje do të dalin të gjithë të fituar dhe nuk do të ketë humbës, pasi secili nga liderët politikë në fund do të gjejë një justifikim për të vijuar të mbetet ende në lojë.

Nga ana tjetër Kikia tha se këto zgjedhje kanë karakter politik por me impakt kombëtar. Sipas tij në këto zgjedhje PS hyn për të testuar veten, ndërsa dy PD-të për të ndarë se kush ka më shumë mbështetje.

Pjesë nga debati:

Nazarko: Më duhet të them që asnjë nga këta lojtarët e mëdhenj të skenës politike nuk do të dalë jashtë loje. Unë mendoj që në këto zgjedhje do të jenë të gjithë fitues.

Xhafo:Si mund të dalë i dyti brenda PD-së i rritur apo mirë?

Nazarko: PD zyrtare e ka bërë të qartë se çdolloj rezultati të jetë sfida e tyre reale janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Xhafo: Nuk do i jepte kredibilitet zotit Berisha nëse fiton Shkodrën?

Nazarko: Zoti Berisha nuk është i vetëm përballë Bashës, është bashkë me LSI-në. Këto janë zgjedhje lokale, njerëzit duan të dinë se si do qeverisen këto qytete.

Xhafo: Cila është sfida për partitë?

Nazarko: PS sfidën kryesore ka Durrësin, duke e lidhur me projektet. Nuk ndihet e sfiduar. Po të vësh re si po bëhet fushata atë po e drejtojnë numrat dy, Rama nuk po shfaqet.

Kikia: Në kampin socialist ka një lloj sigurie se ndarja e opozitës do të çojë ujë në mullirin e tyre. Këto zgjedhje janë thellësisht politike me impakt kombëtar. Këto janë zgjedhje me mandat vetëm 1 vjeçar. Kryetarët e bashkive që do të zgjidhen në 6 mars nuk kanë as buxhet. Ndaj them se ka vlerë politike se PS do të testojë ku është dhe dy copat e PD-së do të duhet të luftojnë mes tyre.

Nazarko: Qeverisja e një Bashkie si Shkodra dhe Durrësi është e rëndësishme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!