Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetarë të bashkive në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas burimeve nga selia rozë, janë caktuar tashmë 59 kandidatë, ndërsa ai i Peqinit dhe Hasit janë ende në diskutim.
Disa prej kandidatëve në bashkitë kryesore janë: Valbona Sako në Durrës, Artur Bushi në Krujë, Lefter Alla në Bulqizë, Pjerin Ndreu në Lezhë, Gledian Llatja në Elbasan, Dritran Leli në Vlorë, Sotiraq Filo në Korçë, Armando Subashi në Fier, Flamur Golemi në Gjirokastër, Valdrin Pjetri në Shkodër, Safet Gjici në Kukës, Rexhë Biberaj në Tropojë.
Në Tiranë rikandidon Erion Veliaj, ndërsa për bashskinë e Kamzës do të kandidojë Rakip Suli, për Kavajën Redi Kraja dhe për Rrogozhinën Haxhi Memolla.
Kryeministri Rama tha se drejtuesit e qarqeve do të shpallin nesër emrat, ndërsa shtoi se forca më e madhe politike në vend, është gati për zgjedhjet e 30 qershorit.
DURRËS
- Durrës Valbona Sako
- Krujë Artur Bushi
- Shijak Elton Arbana
DIBËR
- Bulqizë Lefter Alla
- Dibër Dionis Imeraj
- Klos Ilmi Hoxha
- Mat Agron Malaj
LEZHË
- Lezhë Pjerin Ndreu
- Kurbin Majlinda Cara
- Mirditë Ndrec Deda
BERAT
- Berat Ervin Demo
- Kuçovë Sybi Shehu
- Poliçan Adriatik Zotkaj
- Skrapar Adriatik Mema
- Ura Vajgurore Juliana Memaj
ELBASAN
- Elbasan Gledian Llatja
- Belsh Arif Tafani
- Cërrik Andi Salla
- Gramsh Klodian Taçe
- Librazhd Kastriot Gurra
- Peqin Saimir Hasalla (diskutohet, nuk është vendosur)
- Përrenjas Nuri Belba
VLORË
- Vlorë Dritan Leli
- Konispol Shuaip Beqiri
- Sarandë Ardian Gurma
- Selenicë Simbol Preza
- Delvinë Majlinda Qelimi
- Himarë Jorgo Goro
- Finiq Kristo Kiço Aleatët MEGA
KORCË
- Korçë Sotiraq Filo
- Devoll Eduard Duro
- Kolonjë Erjon Isai
- Maliq Gëzim Topçiu
- Pogradec Ilir Xhakolli
- Pustec Pali Kolevski
FIER
- Fier Armando Subashi
- Lushnjë Fatos Tushe
- Divjakë Fredi Kokoneshi
- Patos Rajmonda Balilaj
- Mallakastër Qerim Ismaili
- Roskovec Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
- Gjirokastër Flamur Golemi
- Tepelenë Tërmet Peçi
- Këlcyrë Klemend Ndoni
- Libohovë Luiza Mandi
- Memaliaj Gjolek Guci
- Përmet Alma Hoxha
- Dropull Dhimitër Tola
SHKODËR
- Shkodër Valdrin Pjetri
- Fushë-Arrëz Fran Tuçi
- Malësi e Madhe Tonin Marinaj
- Pukë Gjon Gjoni
- Vau i Dejës Mark Babani
KUKËS
- Has Limon Morina ( ende në diskutim)
- Kukës Safet Gjici
- Tropojë Rexhë Biberaj
TIRANË
- Tiranë Erjon Veliaj
- Vorë Agim Kajmaku
- Kamëz Rakip Suli
- Kavajë Redi kraja
- Rrogozhinë Haxhi Memolla
/abcnews.al