Zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, Shqipëria dhe Kosova deklaratë të përbashkët

schedule20:22 - 26 Gusht, 2020

schedule 20:22 - 26 Gusht, 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj  kanë reaguar në lidhje me zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Në një deklaratë të përbashkët dy ministrat u bëjnë thirrje shqiptarëve atje të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Shqiptare.

Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë se partitë shqiptare në Mal të Zi si rrallë ndonjëherë janë bashkuar në një koalicion./abcnews.al