Zgjedhjet e 3 Prillit i gjejnë të përçara partitë shqiptare në Preshevë

schedule15:13 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:13 - 16 Shkurt, 2022

Ragmi Mustafa, nënkryetari i Komunës së Preshevës tha se është kundër unifikimit të partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi të cilat priten të zhvillohen në 3 prill.

“S’ka vlerë sepse zëri i shqiptarëve në Serbi nuk dëgjohet. Shqiptarët janë përçarë për shkak të luftës për pushtet”-u shpreh Mustafa.

Ndërsa, nga ana tjetër Shpëtim Arifi nga “Alternativa për Ndryshim” tha se: “Kjo parti bën thirrje për bashkim të partive politike në Luginën e Preshevës”.

Arifi deklaroi se Shqipëria nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka dhënë një mbështetje në lidhje me situatën e krijuar në Luginën e Preshevës.

“Problemi i vetëm me partinë e Shaip Kamberi, është që sheh vetëm interesin e tij. Shqipëria që është një pikë reference për ne, ka qenë neglizhente ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nuk ka nevoje të ndërhyjë Tirana si në 2020”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!