Këtë të hënë në prani të Presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, u betuan 300 deputetët që siguruan një mandat në Parlamentin grek në zgjedhjet e 25 qershorit.
I pranishëm në ceremony ka qenë edhe kryepeshkopi që u uroi atyre “punë të mbarë” pas ceremonisë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zbriti pranë deputetëve dhe foli pothuajse me të gjithë grupin e tij parlamentar të ND. Madje, ai u takua me edhe Nikos Androulakisin në korridorin e plenumit në momentin kur presidenti i PASOK-ut hyri në sallë me dy liderët politikë duke bërë një shtrëngim formal duarsh.
Ndërkohë deputetët dhanë edhe betimin e parashikuar nga neni 59 i Kushtetutës i cili thotë: “Betohem në emër të Trinisë së Shenjtë, të barabartë dhe të pandarë, t’i jem besnik Atdheut dhe shtetit demokratik, t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve dhe të përmbush detyrat e mia me ndërgjegje”.
Rreth 15 nga deputetët e SYRIZA-s, përfshirë Elena Akrita, Nina Kassimati, Theodora Tzakri dhe Evangelos Apostolakis zgjodhën të bëjnë një betim fetar./abcnews.al