Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: 13 persona në qarkun Shkodër kanë votuar më shumë se një herë

schedule11:55 - 25 Maj, 2021

schedule 11:55 - 25 Maj, 2021

Në raportin më të fundit të KQZ te publikuar për qarkun e Shkodrës rezulton se 13 persona kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ-së rezulton se deri më tani rastet e shumëfishta janë 33. Ndërkohë në raport thuhet se një person rezulton se ka votuar me 7 karta të ndryshme identiteti dhe ajo që e identifikon është se shenja e gishtit është e njëjtë për rastet.

Ndërkohë nga 33 rastet që janë identifikuar deri më tani që kanë votuar më shumë se një herë, vetëm 4 ju përkasin operatorëve të administratës zgjedhore, të tjerët janë votues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!