Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i bën thirrje partive politike të dorëzojnë litstat me kandidatë për deputetë brenda datës 8 Mars.
Me anë të një statusi në Twitter, Celibashi shkruan se duke vlerësuar situatën e pandemisë duhet t’i japim mundësi administratës të përpunojë dekomentacionin në lidhje me protokollet shëndetësore.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.
Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi./mv.abcnews.al
?Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore. https://t.co/DP33YVRHEX
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) March 1, 2021