Zgjedhjet e 14 majit, KQZ i jep zyrtarisht mandatin kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

schedule10:02 - 2 Qershor, 2023

schedule 10:02 - 2 Qershor, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e kësaj të premte ka dhënë zyrtarisht mandatin për kryebashkiakët, 6 kandidatëve fitues të zgjedhur më 14 maj.

Sot është dhënë mandati për kandidatin e Partisë Socialiste fitues në zgjedhjet e majit, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

KQZ gjithashtu ka dhënë zyrtarisht mandatin  Emirjano Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në Lezhë,  Sotiraq Filos në Korçë, Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Ndërkohë më pas ka dhënë mandatin për anëtarët e këshillave bashkiak në këto bashki. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!