Në Kukës në KZAZ 11 kanë mbetur vetëm dy kutitë e fundit ende pa shpërndarë. Procesi vijoi i qetë dhe asnjë problematikë nuk u regjistrua.
Tropoja ka qenë e para që ka përfunduar shpërndarjen e materialeve zgjedhore, ndërkohë që Hasi ka shpërndarë pak më parë materialet e fundit për votimet e nesërme.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.