ABC News dhe Angi Ricerche sjellin këtë të hënë, sondazhin e fundit parazgjedhor për zgjedhjet e së dielës. Dhe jo rastësisht është edhe më i rëndësishmi.
Këtë të hënë, sondazhi do të nuhasë humorin politik të qarkut më të madh dhe vendimtar, Tiranës. Kryeqyteti, prej vitesh ka qenë një balancë politike mes të majtës dhe partive te tjera.
Qendra e Shqipërisë, ka vendimtare ndër vite, kur PS dhe PD kanë ndarë në minutën e fundit, pushtetin qëndror apo lokal. Zakonisht kush ka fituar tiranen, ka fituar edhe hsqiperine.
Kurse kësaj radhe rikthen betejën kokë më kokë mes dy liderëve kryesorë politikë, Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Por Tirana, është edhe një shpresë me e madhe për partitë e reja për të rrëmbyer mandate. Pervec tome doshit Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Arlind Qori janë në garë për të marrë së paku një mandat deputeti e për të qenë në parlament.
Kurse qarku i dytë në sondazh e sotem, do të jetë Shkodra. Partia Demokratike synon të rruajë kalanë e saj të Rozafës, pas shembjes në zgjedhjet lokale të 2023.
Por, kryeqendra e Veriut është dhe një betejë mes të majtave. Partia Socialiste synon të ripërsërisë suksesin historik te zgjedhjeve lokale, por duke rrezikuar se paku nje mandate te psd se Tom Doshit.
Në dy sondazhet e kaluara, sondazhet e ABC News dhe Angi Ricerche kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Në rang kombëtar, mazhoranca vijon të ketë një rritje, me të paktën 51% mbështetje, kurse Partia Demokratike në rënie të lirë. Sinjalet u dhanë në Elbasan dhe Fier, ku PS mund të arrijë numër historic mandatesh 10 dhe 11, kurse PD bashkë me LSI, një humbje më të thellë se 2017. Me 4 dhe 5 mandate.
Pra, për kë do të votojnë tiranasit, për kë do të votojnë shkodranët, për kë do të votojnë shqiptarët? Për këtë ndiqni sondazhin e fundit të Angi Ricerche dhe ABC News, sonte ora 20:00 në Real Story./abcnews.al