Kanë mbërritur për dy KZAZ-et e Lezhës materialet zgjedhore në një proces që duket se gjithçka po shkon mirë dhe vijon normalisht.
Kryetari i KZAZ 13 në bashkinë e Lezhës, Keler Sufja, u shpreh se ka patur një bashkëpunim me partitë politike dhe kandidatët për të patur një proces të rregullt.
Më tej ai u shpreh se ekzistojnë të gjithë mekanizmat për të zgjidhur çdo situatë, që mund të shfaqet.
Pak minuta më parë materialet zgjedhore u dorëzuan në KZAZ-të e Delvinës dhe Sarandës.