Në zgjedhjet elektorale të 11 majit, në qarkun e Korccës do të kenë mundësi të votojnë edhe të burgosurat gran ë burguin e Pojskës. Përmes një vendimi, thuhet se votueset do të mund të suhtrojnë të drejtën e tyre në fshatin Piskupat. Ndërkohë në burgun e Drenovës ndodhet një tjetër qendër votimi, ku të burgosurit dio të ushtrojnë të drejtën e votës.
Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore vijoi i qetë, teksa priten dorëzimet e procesverbaleve për të vijuar mëngjesin e nesërm me votimin.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.


