Zgjedhjet, Duka mes Berishës dhe Alibeajt

schedule12:13 - 6 Tetor, 2022

schedule 12:13 - 6 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Agraro-Ambientaliste, Agron duka ka folur për mediat jashtë selisë së Kuvendit, kur është ndalur edhe tek zgjedhjet lokale.

Ai u shpreh pro idesë për të garuar me kandidatë të përbashkët, ndërsa  dhe shtoi se takimi me Berishën ishte i frutshëm.

“Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura.

 Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë. Duhet të flasim dhe me parti të tjera, dhe ato jo parlamentare, grupin e Alibeajt. Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezultat”, tha Duka.

Lidhur me primaret e Partisë Demokratike, ai u shpreh se më mirë do të ishte selektimi përmes sondazheve nga një kompani e huaj ose primare të hapura.

“Më e mirë do të ishte selektimi përmes sondazheve nga një kompani e huaj ose primare të hapura. Kandidatura do të jetë e dakordësuar nga të gjitha palët. Ka thënë që do diskutojë edhe me parti të tjera. Jo vetëm Berisha por edhe deputetë të tjerë të grupit të Alibeajt kanë shprehur gatishmërinë për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Më duket takim premtues. Berisha m’u duk i gatshëm të bashkëpunojmë. Të njëjtën gjë e kemi dëgjuar edhe nga zoti Meta. Nëse bëhet puna me negociata është tjetër gjë. Ne po themi që kandidatë të partive të ndryshme opozitare të mund të konkurrojnë në sondazhe dhe primare të hapura. Ai mund të jetë kandidat nga secila parti. Nëse nuk bëhet kështu do jetë shumë e vështirë që ngjyrat politike të hartës së Shqipërisë të ndryshojë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!