Zgjedhjet dhe Diaspora/ Nazarko: Sistemi i zgjedhur cënon votën e barabartë. Celibashi: Fleta e votimit, me postë te çdo emigrant

schedule20:53 - 29 Janar, 2025

schedule 20:53 - 29 Janar, 2025

Analisti Mentor Nazarko gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për votën e emigrantëve, ndërsa theksoi se sistemi që është zgjedhur, sipas tij cënon votën e barabartë.

“Çështja e përfshirjes së votës së emigrantëve, kombi shqiptar ndonëse i ndarë, këta njerëz që janë aktivë politikisht ndoshta ka shpresë edhe për t’u kthyer. Është edhe forcim i lidhjes me një pjesë të kombit që është jashtë. Pse është zgjedhur ky sistem votimi, pasi votë e barabartë është votë e fshehtë… Votimi familjar është shumë i mundshëm, ne po shkelim parimin e barazisë së votës nëpërmjet të këtij sistemi. Sistemi që kemi zgjedhur, cënon votën e barabartë…”, tha Nazarko.

Lidhur me këtë çështje dhe sistemin e zgjedhur, Celibashi sqaroi se ky ishte sistemi për të cilën u dakortësuan partitë politike. Gjithashtu nënvizoi se fleta e votimit do t’i dërgohet votuesit në dorë.

“Për mënyrën e votimin preferuam një mënyrë tjetër. Është bërë konsultimi, por partitë u dakortësuan me njëra tjetrën që kjo të ishte mënyra e votimit. Një gjë është e sigurt që fleta e votimit e sigurt 100 % do t’i dërgohet çdo votuesi në dorë”, tha më tej Celibashi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!