Zgjedhjet/ Burgu i Rrogozhinës kërkon të votojë, KQZ “i mbyll derën”

schedule16:19 - 21 Korrik, 2023

schedule 16:19 - 21 Korrik, 2023

Ditën e dielë në Bashkinë Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, pasi rezultati 14 majit u quajt i pavlefshëm duke u kontestuar votat e burgut.

Këtë herë është vendosur të mos votohet në burgje, edhe pse Burgu i Rrogozhinës ka bërë një kërkesë në KQZ që të votohet,  kjo e fundit duket se i ka “mbyllur derën.”

Përfaqësuesit ligjorë të dyshes Berisha -Meta kundërshtuan rezultatin e 14 majit, kur u shpall fitues Edison Memolla, kandidati i PS, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve.

KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e socialistit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30 në 21 vota.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!