Zgjedhjet bashkiake, Pjerin Ndreu: Duhet të marrim Lezhën në dorë

schedule11:38 - 23 Mars, 2019

schedule 11:38 - 23 Mars, 2019

Nga kongresi i PS-së Pjerin Ndreu, kandidati i kësaj partie për Lezhën, deklaroi ky qytet nën drejtimin e PD është kthyer në bashkinë që nuk duam duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët e saj.

Sipas tij, ka ardhur momenti që pas 3 mandatesh që nuk fiton këtë Bashki, Partia Socialiste të marrë drejtimin e Lezhës.

“Ne, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e drejton qytetin e Lezhës prej 3 mandatesh. Ne duhet ta marrim në dorë dhe ta ndërtojmë nga fillimi. Prandaj 30 Qershori duhet të jetë pikënisja e ndryshimit të Lezhës duke dërguar atje investime të rëndësishme. Ne jemi njerëz të punës, ne nuk flemë gjumë, ne punojmë”, tha Pjerin Ndreu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!