Kontrolli i Senatit të SHBA-së mund të varet nga Nevada dhe Arizona. Këto dy shtete perëndimore – fusha beteje të përhershme gjatë zgjedhjeve janë vendimtare në betejën midis demokratëve dhe republikanëve ndërsa një vend i tretë i mbajtur nga demokratët, Georgia, do të kalojë në balotazh, vendim i cili pritet të bëhet i ditur gjatë muajit dhjetor.
Ndërsa vazhdon numërimi i votave në të gjithë vendin, republikanët duket se po afrohen ngadalë drejt 218 vendeve që do t’u siguronin atyre një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Lufta për Senatin, megjithatë, është ende plot me të panjohura – duke përfshirë nëse Georgia u dha demokratëve shumicën në vitin 2021 tashmë do të kalojë në balotazh.
Janë Nevada dhe Arizona ato që do të përcaktojnë se sa vendimtare do të jetë beteja në Georgia.
Senatori demokrat i Arizonës, Mark Kelly, po kryesonte ndaj republikanit Blake Masters që nga mëngjesi i hershëm i së enjtes, ndërsa senatori demokrat nga Nevada Catherine Cortez Masto ishte pas republikanit Adam Laxalt.
Sipas CNN rreth 600,000 vota kishin mbetur për t’u numëruar në të gjithë shtetin Grand Canyon dhe rreth 160,000 në Nevada.
/abcnews.al