Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me kolegë të parlamentit shqiptar dhe deputet nga Asambleja Parlamenatre e OSBE për të vëzhduar zgjedhjet afatmesme.
Ai thotë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme , sidomos në këto kohë krizash të mëdha dhe sfidash gjeopolitike.
“Bashkë me kolegë nga parlamenti shqiptar, dhe deputetë nga Asambleja Parlamenatre e OSBE në vëzhgimine midterm elections në shtetet e Bashkuara.
Parlamentarët e OSBE u përshëndetën nga zv/Asistent Sekretari i Departamentit të shtetit Douglas S. Jones
Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, në garë për kongresin, guvernatorët, prokurorët e përgjithshëm etj, duket që Republikanët simbas sondazheve kanë avantazh për të kontrolluar kongresin dhe ndërkohë që për zgjedhjet në senat disa shtete janë vendimtare si, Nevada: Pensilvania: Georgia: Wisconsin se kush do të kontrollojë senatin.
Në këtë kohë krizash të mëdha, sfidash sigurie dhe gjeopolitike, si dhe ndarje të fortë politike në Amerikë këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme”, bën me dije Mediu.