PD, pjesërisht në zgjedhje/ Vetëm 15 kandidatë. Në 7 bashki, as për këshilltarë

schedule12:20 - 4 Prill, 2023

schedule 12:20 - 4 Prill, 2023

Llogaritë që nuk i bëri dot Enkelejd Alibeaj, i ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike do të garojë në vetëm 15 bashki për kryetar, sepse nga 17 kandidatë, dy janë dorëhequr rrugës.

Kandidati i demokratëve për Korcën dhe ai për Krujën u larguan nga gara pasi procesi ishte mbyllur dhe ata nuk do të zëvendësohen.

Kështu, beteja e Alibeajt për të marrë drejtimin e ndonjë bashkie, përfshin vetëm Tiranën, Kamzën, Dimal, Kuçovë, Dibër, Fier, Mallakastër, Patos, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Vau-Dejës, Finiqin dhe Sarandën.

Në këtë mënyrë PD-ja i ka lënë terren të lirë aleancës Berisha-Meta në 46 bashki të vendit. Por ndryshe nga sa ishte zotuar, Alibeaj nuk e ka futur Partinë Demokratike në garë për këshillat bashkiakë të të gjithë vendin.

Kryetari i komanduar i PD-së nuk ka dorëzuar lista për 7 këshilla, dhe këtu përfshihen bashkitë:  Vorë, Skrapar, Devoll, Pustec, Roskovec, Dropull dhe Krujë.

Sipas këtyre të dhënave, pas gjithë betejës së gjatë politike dhe juridike për logon dhe vulën, Partia më e madhe Opozitare shkon në betejën e majit, jo vetëm e përcarë dhe në kaos, por edhe e tkurrur në zonat e kandidimit, duke lënë boshllëqe që do ta dobësojnë edhe më shumë rezultatin elektoral të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!