Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhje të reja në veri”/ Propozimi i Macron e Scholz në Moldavi në takimin për Kosovën

schedule19:17 - 1 Qershor, 2023

schedule 19:17 - 1 Qershor, 2023

Zgjedhje të reja në komunat e veriut, kjo është kërkesa e Gjermanisë dhe Francës e e cila mund të shërbejë si një zgjidhje për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte presidenti Francez Emmanuel Macron I cili në një conference për shtyp në Samitin e Bashkimit Europian në Kishinjev të Moldavisë bëri të ditur këtë kërkesë të parashturar nga ndërkombëtarët.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekuara nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur. Në javën e ardhshme do të kemi vendime të qarta mbi situatën në veri të Kosvës”, theksoi Macron.

Kancelari Gjerman Olaf Scholz u shpreh se diskutimet që patën me krerët e Prishtinës dhe Beogradit ishin serioze dhe intensive, ndërsa përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për punët e jashtme  Josp Borrell përveç zgjedhjeve të reja, deklaroi se kushtet e tjera janë edhe pjesmarrja e serbëve në zgjedhje dhe nisja e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në veri të Kosovës.

Pas takimit me ndërkombëtarët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaraoi se Prishtina zyrtare është e gatshme të lejoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri të vendit sipas ligjit për zgjedhjet lokale . Ky ligj parashikon që zgjedhjet e reja  mund të mbahen nëse ka një peticion me firmat e 20% të listës së votuesve në këto  komuna.

“Ligjet tona lejojnë zgjedhje të reja nëse ka një numër të caktuar të qytetarëve që janë në listën e votimeve që e iniciojnë një procedure të tillë”, u shpreh Osmani.

Sipas asaj që ishte raportuar, nuk do të kishte një takim mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç në praninë e ndërkombëtarëve. Ishte Vuçiç i cili pas takimeve tha se delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takonte delegacionin e vendit të tij, megjithatë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani hodhi posht deklaratën e presidentit serb duke pranuar se ka pasur një takim mes krerëve të dy shteteve.

“Edhe me zotin Vuçiç e kishim një takim”, shtoi ajo.

Pas përfundimit të takimeve me ndërkombëtarët Aleksandër Vuçiç deklaroi  për mediat në Moldavi se tema kryesore e diskutimeve që pati me Presidentin Francez Emannuel Macron dhe Kancelarin Gjerman ishte ulja e tensioneve në Veri të Kosovës. Vuçiç akuzoi Qeverinë e Kosovës se ka 10 vite që nuk po lejon asociacionin e komunave me shumicë Serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!