Zgjedhje të reja në pranverë? Halimi: Liberalizimi i vizave, jo meritë e Kurtit. Po bën lojë me asociacionin

schedule16:33 - 3 Janar, 2024

schedule 16:33 - 3 Janar, 2024

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është meritë e kryeministrit Albin Kurti. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, ai theksoi se kriteret për liberalizimin janë plotësuar që nga qeveritë e kaluara.

“Nuk mund t’i marrë Kurti të gjitha meritat për liberalizimin sepse qeveritë e kaluara i kanë plotësuar të gjitha kriteret. Kurti mundohet që çdo dështim të tij, ta sjellë për të mirë të vet por mendoj se popullata është e vetëdijshme se meritat janë të ish qeverive të kaluara. Fati i Kurtit ishte se ishte ne qeveri kur u bë lëvizja e lirë. Kurti duhet të rregullojë punët dhe të fillojë negociatat për statutin e asociacionit dhe të mos merret më me vizat. Kurti duhet të mendojë sa më shpejt të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë dhe të mos na shesë një lloj lëvdate se kinse ne kemi bërë vizat, kemi rregulluar çështjen e tabelave me Serbinë.”, theksoi Halimi.

Ai përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në pranverë. Halimi shtoi se Kurti po bën një lojë që të shtyjë themelimin e asociacionit deri në zgjedhjet e ardhshme për të siguruar një tjetër mandat, por kjo sipas tij, është nuhatur nga amerikanët dhe evropianët.

“Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje sepse evropianët dhe amerikanët duan të rregullojnë punët për asociacionin me Kurtin. Është mirë për opozitën që Kurti të bëjë lojë që nuk nënshkruan asociacionin apo edhe nëse e nënshkruan, siç e ka pranuar me marrëveshjen e Ohrit, do të digjet politikisht dhe nuk mund të dalë të kandidojë sërish për kryeministër sepse ka mashtruar qytetarët e republikës së Kosovës.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!