Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhje të reja në Kosovë?/ KQZ: Nuk kemi fonde!

schedule16:45 - 11 Nëntor, 2025

schedule 16:45 - 11 Nëntor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosove nuk ka buxhet për organizimin edhe të një palë zgjedhjeve të reja.

Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme në 9 shkurt dhe ato lokale të ndara në dy raunde: 12 tetor dhe  9 nëntor.

Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë.

“KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor eventual gjatë këtij viti, prandaj nëse do të ketë zgjedhje KQZ-ja do të përgatisë një plan buxhetor të cilin si zakonisht, siç ka vepruar edhe herëve të kaluara, e përcjell për miratim në Qeverinë e Kosovës.”

Nëse edhe i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, dështon që deri më 19 nëntor të formojë Qeverinë, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen maksimumi në pjesën e dytë të dhjetorit.

Per KQZ ende nuk është e qartë se sa do të mund të kushtojë mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të parakohshme.

“KQZ-ja nuk ka planifikuar ndonjë shumë konkrete, sepse kjo do të bëhet nëse do të kemi një shpallje zyrtare të datës së zgjedhjeve.”

Qeveria në detyrë nuk i është përgjigjur këtij shqetësimi duke mos deklaruar nëse ka apo jo mjete në buxhet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe nëse ka hapësirë ligjore dhe buxhetore për rialokim të fondeve të nevojshme për to.

Për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro, ndërsa sipas raporteve të KQZ-së, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë euro.

Ndërsa për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në raundin e parë në 38 komuna, e në të dytin në 18, u vu në dispozicion një buxhet prej 10.5 milionë eurosh.

Pesha e zgjedhjeve duket se nuk është vetëm politike, për to duhen para nga buxheti i nje shteti në krizë institucionale 8 mujore.  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!