Zgjedhje te parakohshme në Izrael

schedule13:46 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 13:46 - 25 Dhjetor, 2018

Në Izrael partitë pjesë e koalicionit qeverisës kanë rënë dakord për zgjedhjet të parakohshme që do të mbahen në prill të 2019-ës. Kriza nisi me dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Lieberman i cili nuk ishte aspak dakord me vendimin e Netaniaut për të vendosur armpushim me Hamas.

Të gjithë partitë e koalicionit në pushtet në Izrael kanë rënë dakord për të cuar vendin në zgjehdje të parakohshme në fillim të prillit 2019, shtatë muaj para datës së caktuar. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Likud, partia e djathtë e kryeministrit Benjamin Netaniau. Vendimi për të shpërndarë parlamentin dhe mbajtjen e zgjedhjeve u mor në interes të kombit, shtoi zëdhënësi i Likud. Zgjedhjet duhej të ishin mbajtur në nëntor të 2019-ës, ndërsa mediat në vend raportojnë se data e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë ajo e 9 prillit.

Kryeministri Netaniau gjatë fjalës së tij në Kneset u shpreh se vendimi i koalicionit qeverisës ishte më i duhuri dhe se qeveria që po largohet mbetet thelbi i ekzekutivit të ardhshëm. Sipas tij izraelitët do të merrnin vendimin e duhur nëse do e konfirmojnë sërish në krye të qeverisë. Mediat në vend konfirmojnë se zgjehdjet e parakohshme do të mbahen pasi ishte e pamundur që në parlament të krijohej një mazhorancë e qartë duke bërë që shumë nga projektligjet mos të miratohen.

Kriza nisi me dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Lieberman i cili nuk ishte aspak dakord me vendimin e Netaniaut për të vendosur armpushim me Hamas. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga OKB dhe Egjipti. Sipas ish ministrit të mbrojtjes vendimi ishte një nënshtrim ndaj terrorizmit.

Së bashku me të u larguan nga ekzekutivi të gjithë anëtarët e partisë Israel Beiteinu, duke lënë në duart e Netaniaut një qeveri shumë të dobët, me vetëm një votë më shumë se opozita. Nataniau fitoi kohë duke marrë postin e ministrit të mbrojtjes, por zgjedhjet e parakohshme ishin të pashmangshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!