Zgjedhje në Vorë dhe Shkodër? Meta: Të shkojnë te berberi

schedule22:45 - 14 Nëntor, 2019

schedule 22:45 - 14 Nëntor, 2019

Fati i dy bashkive në vend atë të Vorës dhe Shkodrës të cilat janë pa kryebashkiakë është në dorë të presidentit Ilir Meta.

Mirëpo, i ftuar në “Opinion” kreu i shtetit është përgjigjur me batutë pyetjes nëse do të dekretojë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ata tani shkojnë tek noteri, të shkojnë tek berberi. Presidenti vepron vetëm në përputhje me Kushtetutën”, tha Ilir Meta, teksa shtoi se qeveria kërkon me ngulm të ketë Presidencën sepse i duhen disa firma.

Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikoje parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot. Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedhë ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha Presidenti./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!