Avokati Rezart Kthupi thotë se pas dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhje të pjesshme vendore në 9 nëntor, KQZ duhet të fillojë punën për përgatitjen e tyre.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kthupi u shpreh se Begaj, me dekretin e firmosur, nuk ka shpërdoruar detyrën, por ka bërë interpretim ligjor.
“KQZ duhet të fillojë punën që nesër, presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Në Gjykatën Administrative mund të çohej shkarkimi i Këshillit Bashkiak. Vendimi i Këshillit të Ministrave, nuk ka dispozitë që i thotë organit të shkarkuar, Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë dhe Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak nuk bën shkarkime, por bën propozim për shkarkim. Në gjykimin tim, jo domosdoshmërisht i ligjshëm, të paktën procedurialisht. Veliaj duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Presidenti ka bërë interpretim ligjor.”, theksoi ai./abcnews.al


