Zgjedhje historike në SHBA/ Rëndësia e fitores së kandidatëve, Harris apo Trump

schedule11:09 - 5 Nëntor, 2024

schedule 11:09 - 5 Nëntor, 2024

Ndërsa sytë e të gjithë botës janë fokusuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zbuluar Presidentin e Ri të vendit, këto zgjedhje konsiderohen historike në lidhje me disa veçori për të dy kandidatët.

Nëse Kandidatja Demokrate  Kamala Harris fiton zgjedhjet Presidenciale , ajo do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si gruaja e parë femër Presidente e Shteteve të Bashkuara.

Në rast fitoreje Harris jo vetëm që do të ishte Gruaja e Parë Presidente e SHBA,por gjithashtu do të ishte gruaja e parë me ngjyrë që do të udhëhiqte Kombin Amerikan .

Edhe fitorja e Republikanit Donald Trump në këto zgjedhje presidenciale do të konsiderohej historike.

E gjitha kjo pasi Trump do të bëhej presidenti i parë që nga Shekulli I 19-të që fiton një garë për tu rizgjedhur President I Vendit, pasi ka humbur më parë një garë për Shtëpinë e Bardhë.

Fitorja e Donald Trump do të mbetej në Histori gjithashtu edhe për faktin se ai është I pari President mbi të cilin rëndojnë akuza penale në Historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në rast fitoreje për Trump, histori do të përbënte edhe fakti sesi ai u zgjodh si kandidat nga një parti e madhe Amerikane duke marrë parasysh dosjet e tij gjyqësore.

Kjo garë presidenciale në Shtetet e Bashkuara është konsideruar si e paprecedentë duke nisur që nga fakti se Presidenti aktual Joe Biden u largua nga gara si kandidati Demokrat duke I lënë vendin Kamala Harris dhe për të vijuar me dy tentativat për atentat ndaj Republikanit Donald Trump./abcnews.al