Zgjedhje e katërt për Allegrin, mbrojtësi kërkon largimin nga Juventusi

schedule11:57 - 20 Korrik, 2021

schedule 11:57 - 20 Korrik, 2021

Merih Demiral ka mbyllur pushimet dhe është kthyer te Juventusi, ku duket se nuk ka ndërmend të jetë në sezonin e ri. Mediet italiane bëjnë me dije se ai ka kërkuar largimi nga klubi.

Turku nuk e ka të sigurt vendin e titullarit dhe është zgjedhje e katërt për Allegrin, pas Chiellini, Bonucci e De Ligt. Në këto kushte agjentët e tij kanë lëvizur për t’i  gjetur një ekip të ri.

 

Juventusi është i gatshëm ta shesë 23-vjeçarin për 30 milionë euro, por pala e lojtarit e konsideron të lartë këtë shifër. Tottenham është në kërkim të një qendërmbrojtësi, por duket më pranë Cristian Romeros.

Everton dhe Leicester City kanë dy alternativat për Demiral, por mbetet të shihet sa të gatshëm janë ata për të plotësuar oreksin financiar të Juventusit për mbrojtësin. /abcnews.al